Shqipëri: KQZ-ja partive politike u ka shpërndarë mbi 1,3 milionë euro për zgjedhjet parlamentare
- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri (KQZ) ka shpërndarë mbi 1,3 milionë euro për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
- Post By Qefsere Abduli
- 18:34, 21 March, 2025

Tiranë, 21 mar 2025 (MIA) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri (KQZ) ka shpërndarë mbi 1,3 milionë euro për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas vendimit të KQZ-së, fondet shpërndahen sipas përfaqësimit të partive në përbërjen aktuale parlamentare.
Janë të përfshira 11 subjekte politike, ku shumën më të madhe e ka marrë Partia Socialiste në pushtet, mbi 656,000 euro dhe Partia Demokratike në opozitë 444,000 euro.
Partia e Lirisë do të marrë rreth 90.000 euro, ndërsa Partia Socialdemokrate dhe Partia Republikane do të marrin përkatësisht 30.000 dhe 20.000 euro.
Në zgjedhjet e 11 majit marrin pjesë 11 subjekte politike dhe koalicione. Koalicioni "Për Shqipërinë Madhështore" i drejtuar vetëm nga demokratët përbëhet nga 25 parti politike. qa/
Foto: MIA