Ushtria izraelite ka kapur dy raketa të hedhura nga Rripi i Gazës
- Ushtria izraelite ka njoftuar se ka kapur dy raketa të lëshuara nga pjesa veriore e Rripit të Gazës.
- Post By Melahat Baftija
- 17:28, 21 March, 2025

Tel-Aviv, 21 mars 2025 (MIA) - Ushtria izraelite ka njoftuar se ka kapur dy raketa të lëshuara nga pjesa veriore e Rripit të Gazës.
Pak para sulmit, kanë jehuar sirenat në Ashkelon, qytet afër kufirit me Rripin e Gazës.
Ky është sulmi i dytë që kur Izraeli theu armëpushimin dhe bombardoi enklavën palestineze më 17 mars, duke vrarë qindra njerëz. mb/
Foto: MIA