• Friday, 21 March 2025

Zelenski bën thirrje për presion më të fortë ndaj Moskës pas sulmit të ri rus ndaj Ukrainës

Zelenski bën thirrje për presion më të fortë ndaj Moskës pas sulmit të ri rus ndaj Ukrainës

 Kiev, 21 mars 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot, pas sulmit të ri të fuqishëm të Rusisë ndaj Ukrainës,  deklaroi se "vetëm presioni i përbashkët ndaj Moskës, i shoqëruar me sanksione më të ashpra dhe mbështetje më të fortë mbrojtëse për Kievin, do ta hapë rrugën e përfundimit të terrorit dhe vazhdimit të luftës nga Rusia".

"Presim presion të vërtetë ndaj Rusisë nga SHBA-ja,  Evropa dhe të gjithë partnerët tanë. Kjo është ajo që do t'i mundësojë diplomacisë të funksionojë", ka shkruar Zelenski në rrjetin X. 

 Ai njoftoi se Rusia e sulmoi Ukrainën gjatë natës dhe në mëngjes me më shumë se dyqind dronë goditës dhe u përdorën edhe bomba ajrore të drejtuara.

 Foto: Arkivi i MIA-s