• Sunday, 05 April 2026

Zjarr i madh në një ndërtesë në Berlin, 17 të lënduar, banorët janë evakuuar

Zjarr i madh në një ndërtesë në Berlin, 17 të lënduar, banorët janë evakuuar

Berlin, 4 prill 2026 (MIA) – Shtatëmbëdhjetë persona janë lënduar në një zjarr të madh që sot në mëngjes shpërtheu në një ndërtesë shtatëkatëshe në lagjen Nojkeln në Berlin, njoftoi shërbimi zjarrfikës, publikoi Shpigel. 

Zjarri shpërtheu në përdhesen e ndërtesës, ndërsa banesa ku kishte shpërthyer tashmë ishte kapluar plotësisht nga flakët kur kishin mbërritur shërbimet për raste urgjente. Gjithsej 27 persona ishin shpëtuar.  

Gjashtëmbëdhjetë persona ishin lënduar lehtë dhe u ishte ofruar ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes, përderisa një person ishte dërguar në spital me lëndime serioze. 

Zjarri tani është shuar, por të gjithë banorët e ndërtesës janë evakuuar. 

Në vendin e ngjarjes ishin rreth qindra persona nga shërbimet për raste urgjente, ndërsa në një moment ishte shpallur si “incident me viktima masive”. fc/

Foto: Arkivi i EPA-s