• Sunday, 05 April 2026

Shqipëria vitin e kaluar ka prodhuar 7,5 milionë megavat orë energji elektrike, në rrjet janë humbur 1,3 milionë

Shqipëria vitin e kaluar ka prodhuar 7,5 milionë megavat orë energji elektrike, në rrjet janë humbur 1,3 milionë

Tiranë, 4 prill 2026 (MIA) – Vitin e kaluar në Shqipëri ishin prodhuar 7,5 milionë megavat orë energji elektrike prej të cilave 1,3 milionë megavate orë ishin humbur në rrjetin e shpërndarjes. 

Të dhënat nga Enti Rregullator i Energjetikës tregojnë se niveli i humbjeve ishte 17%, në krahasim me 17,9% në vitin e kaluar. 

“Humbjet e energjisë elektrike prej 1,3 milionë megavat orë janë shkaktuar nga vjedhja ose amortizimi i rrjetit. Nëse këto humbje do të konsumoheshin, me çmimin mesatar të energjisë elektrike nga viti i kaluar, dëmi ekonomik do të arrinte në rreth 65 milionë euro”, raportuan mediat.

Sipas programit qeveritar 2025-2029, qëllimi është që të ulen humbjet e energjisë në rrjet në më pak se 12% në afat prej katër vjetëve. Pritet që ky rezultat të arrihet përmes përdorimit të teknologjive të reja për matje. 

Humbjet e mëdha në rrjetin e energjisë elektrike ndikojnë drejtpërdrejt në llogaritë e kompanive publike energjetike. Ulja e tyre do t’i përmirësonte bilancet financiare, do t’i rriste investimet dhe do të mbështeste politika për ulje të çmimeve të energjisë për konsumatorët. fc/

Foto: Arkivi