• Sunday, 05 April 2026

Vjosa Osmani e përfundon mandatin si presidente e Kosovës, postin përkohësisht do ta marrë kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu

Vjosa Osmani e përfundon mandatin si presidente e Kosovës, postin përkohësisht do ta marrë kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu

Prishtinë, 4 prill 2026 (MIA) - Vjosa Osmani përfundoi sot mandatin e saj pesëvjeçar si presidente e Kosovës, raporton botimi onlajn i "Kohës Ditore".

Ajo do t'ia dorëzojë kompetencat kryetares së Parlamentit, Albulena Haxhiu, thuhet në komunikatën për shtyp nga presidenca mbrëmë.

Sipas kumtesës, ceremonia e dorëzimit të detyrës do të zhvillohet në presidencë në Prishtinë në orën 16:00 sipas kohës lokale.

Haxhiu do të jetë ushtruese e detyrës presidente, pasi Parlamenti ende nuk ka zgjedhur presidente të re. Ajo mund ta ushtrojë këtë post në një periudhë deri në gjashtë muaj, thekson botimi.

Foto: arkiv