• Sunday, 05 April 2026

Pesë të vrarë, 19 të plagosur në një sulm me dron ndaj qytetit ukrainas Nikopol

Pesë të vrarë, 19 të plagosur në një sulm me dron ndaj qytetit ukrainas Nikopol

Kiev, 4 prill 2026 (MIA) – Të paktën pesë persona janë vrarë, ndërsa 19 janë plagosur, përfshirë edhe një vajzë 14-vjeçare, në sulmin me dron të forcave ruse ndaj qytetit ukrainas Nikopol, njoftoi sot shefi i rajonit Dnipropetrovsk, Oleksandar Hazha. 

“Pesë persona janë vrarë, 19 janë lënduar në sulmin ndaj Nikopolit. Armiku kreu goditje me dronë. Pesë persona, tri gra dhe dy burra, janë vrarë”, tha Hanzha. 

Sipas tij, në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë 14-vjeçare, e cila është hospitalizuar, ndërsa mjekët e vlerësojnë gjendjen e saj si serioze. 

Në sulm ka shpërthyer zjarr, përderisa ishin dëmtuar pavijone tregtare dhe një shitore. 

Siç ishte bërë më parë e ditur, gjatë natës ishin kryer sulme mbi rajonin Dnipropetrovsk më shumë se 20 herë, me çka ishin plagosur tre persona, prej të cilëve dy ishin fëmijë. fc/

Foto: Arkivi