• Sunday, 05 April 2026

Trampi kërcënon Iranin: Edhe 48 orë deri në ferr

Trampi kërcënon Iranin: Edhe 48 orë deri në ferr

Uashington, 4 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, ka drejtuar përsëri një mesazh të ashpër ndaj Iranit, duke kërcënuar me pasoja serioze nëse Teherani nuk dakordohet për marrëveshje.

Në një postim në rrjetin social "Truth Social", Trampi kujton ultimatumin e mëparshëm që iu dha autoriteteve iraniane në lidhje me hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

"E mbani mend se i dhashë Iranit 10 ditë për të bërë marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit. Koha po mbaron - edhe 48 orë para se të shpërthejë i gjithë ferri mbi ta. Lavdi Zotit", shkroi Trampi.

Kjo deklaratë vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit dhe përshkallëzimit të konfliktit midis Iranit dhe SHBA-së dhe Izraelit.

SHBA-ja dhe Izraeli filluan të godasin caqe në Iran më 28 shkurt.

Teherani u përgjigj me sulme hakmarrëse ndaj Izraelit dhe objekteve ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, ndërsa më pas duke mbyllur Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore kyçe përmes së cilës zhvillohet transporti i një të katërtës së energjisë botërore.

Foto: MIA/printskrin