Irani lejon anijet humanitare të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit
- Autoritetet iraniane kanë lejuar anijet që transportojnë produkte ushqimore bazë dhe ndihmë humanitare në portet iraniane të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
- Post By Fami Bajrami
- 13:54, 4 April, 2026
Teheran, 4 prill 2026 (MIA) - Autoritetet iraniane kanë lejuar anijet që transportojnë produkte ushqimore bazë dhe ndihmë humanitare në portet iraniane të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Sipas kumtesës, anijet që shkojnë në portet në Iran, përfshirë ato që aktualisht ndodhen në Gjirin e Omanit, duhet të koordinohen me autoritetet përkatëse dhe të ndjekin protokollet e caktuara për të kaluar nëpër ngushticë, bën të ditur Al Xhezira.
Irani më parë kishte mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës, si përgjigje e sulmeve midis SHBA-së dhe Izraelit që filluan në shkurt.
Foto: DPA