VLEN: Ministria e Bujqësisë dhe UT, bashkë në forcimin e sektorit agro-ushqimor në vend
- Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës po shënojnë një hap konkret në forcimin e sektorit agro-ushqimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
- Post By Ramize Qamili
- 20:00, 21 April, 2026
Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës po shënojnë një hap konkret në forcimin e sektorit agro-ushqimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Investimi i promovuar sot që kap vlerën 12 milion denarë, realizohet në kuadër të Programit për zhvillim rural 2024, përmes masës 1 “Mbështetje teknike në bujqësi dhe zhvillim rural”, dhe mbulon 100% të kostove për modernizimin e infrastrukturës laboratorike.
Projekti njëherësh përfshin furnizimin dhe funksionalizimin e pajisjeve moderne (LC-MS/MS) për detektimin e mbetjeve të pesticideve në ushqim, si dhe trajnimin e stafit profesional.
VLEN vlerëson se ky nuk është vetëm një investim në pajisje, por në sigurinë e konsumatorit, cilësinë e prodhimit vendor dhe afrimin me standardet evropiane, duke lidhur drejtpërdrejt shkencën me praktikën.
Ministria e Bujqësisë në krye me zëvendësministrin Albrim Hoxha vazhdon mbështetjen ndaj fermerëve dhe mbetet e përkushtuar për të vazhduar me investime strategjike që kontribuojnë në zhvillimin rural dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.