• Wednesday, 22 April 2026

Bakreski: Veprojmë sipas vendimit të ISHA-së, të atyre që janë regjistruar në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve profesionale trevjeçare u ndërprehen studimet

Bakreski: Veprojmë sipas vendimit të ISHA-së, të atyre që janë regjistruar në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve profesionale trevjeçare u ndërprehen studimet

Shkup, 21 prill 2026 (MIA) - Shtatë studentë të magjistraturës dhe katër studentë të doktoraturës në Fakultetin Filozofik të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup, studimet e të cilëve deridiplomike ishin studime profesionale trevjeçare, u anulohet regjistrimi dhe statusi i studentit, gjegjësisht u ndërpriten studimet. 

Udhëheqësia e Fakultetit të Filozofisë në UCM pasdite në një konferencë për shtyp kumtoi se respekton dhe zbaton përfundimet e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit (ISHA), i cili, gjatë mbikëqyrjes së tij, gjeti parregullsi në regjistrimin e këtyre studentëve në studimet e magjistraturës dhe doktoraturës dhe mori vendimin për ndërpreerjen e studimeve të tyre.

Dekani i Fakultetit të Filozofisë, prof. dr. Oliver Bakreski, tha se studentët nuk janë pa diplomë, por se nuk po respektohet ligji, i cili përcakton që vetëm me studime akademike, por jo me studime profesionale, mund të vazhdojnë studimet në cikle më të larta. Në këtë rast, studimet profesionale trajtoheshin njësoj si ato akademike, gjë që u lejonte studentëve të regjistroheshin në studime të ciklit të dytë dhe të tretë, megjithëse kjo nuk vlen për këto lloj studimesh sipas ligjit aktual që nga viti 2018.

Studenti i parë pasuniversitar me një diplomë profesionale trevjeçare u regjistrua në vitin 2019. Deri më tani, askush nuk ka marrë doktoraturë, ndërsa tetë kanë marrë një diplomë magjistrature me një diplomë profesionale njëvjeçare. Nuk ka asnjë vendim nga Inspektorati nëse diplomat e tyre do të mbeten të vlefshme.

Bakreski tha se ISHA ka konstatuar se kushtet nuk janë në përputhje me ligjin dhe bazuar në këtë, ka marrë vendimin. Beson se kjo situatë ndoshta ka ndodhur për shkak të interpretimeve të ndryshme të ligjit, dhe jo për shkak të një tendence të stafit të Fakultetit të Filozofisë. 

Foto: MIA