• Monday, 02 December 2024

Vijon formimi i këshillit për industri krijuese, pas së cilës do të hartohet edhe strategjia nacionale për zhvillim

Vijon formimi i këshillit për industri krijuese, pas së cilës do të hartohet edhe strategjia nacionale për zhvillim

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Ministria e Kulturës dhe Turizmit është në fazë të formimit të Këshillit për industri kreative, i përbërë nga peros na profesionistë, të cilët do të hartojnë strategji nacionale për zhvillim të industrisë krijuese me plan aksional, paralajmëroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. Ai theksoi se ndërmerren edhe aktivitete përgatitore për përgatitjen e hartës së re të industrive krijuese në vend, pas së cilës, siç tha, për një kohë shumë të shkurtër do të publikohet konkurs për financimin e projekteve nga kjo fushë.

Lutkov sot në ngjarjen "Forumi Shkup - Konsultime sektoriale", që u mbajt në Shkup, në organizim të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Këshillit britanik dhe Unionit të asociacioneve profesionale maqedonase në industritë krijuese - UAPMIK, theksoi se industritë krijuese janë të rëndësishme dhe produktive për të ardhmen e vendit.

"Ministria e Kulturës dhe Turizmit përfshihet në këto procese dhe është shumë e rëndësishme të kemi fillim të mirë. Para se të jem ministër i Kulturës, kam folur sa këto industri janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Ndoshta do të fillojmë pak në mënyrë më modeste, por shpresoj se do të tregojmë në të ardhmen sa janë të rëndishme dhe sa produktive dhe sa mund të kontribuojnë për rritjen ekonomike të shtetit", tha Lutkov.

Siç tha ai, kjo ngjarje është në funksion të mbështetjes së industrive krijuese në vendin tonë.

Sipas tij, industritë krijuese në vitet e fundit në suaza globale janë treguar si fusha jashtëzakonisht produktive dhe profitabile, e cila ofron hapësirë të gjerë për prezantim të mjeshtërive, imagjinatës, talentit të krijuesve dhe valorizimit adekuat të tregut.

Zëvendësambasadori në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Daniel Filer, në fjalimin e tij sot në ngjarje tha se industritë krijuese janë shtytës të rritjes ekonomike, dhe janë mes prioriteteve kryesore të Qeverisë britanike.

Siç tha, industria kreative në Mbretërinë e Bashkuar ka kontribuar me 124 miliardë stërlina bruto prodhim vendor në ekonominë në vitin 2022.

Ai konsideron se nismat e këtilla do të mundësojnë skëmbim të ideve dhe përvojave, me qëllim të mbështetjes më të madhe të industrive krijuese. mb/

Foto: MIA