• Monday, 02 December 2024

Ramadani: 28 nëntori u festua si asnjëherë më parë, ngjarjet e tensionimeve ne Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë mund të kenë një Emrues të Përbashkët!

Ramadani: 28 nëntori u festua si asnjëherë më parë, ngjarjet e tensionimeve ne Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë mund të kenë një Emrues të Përbashkët!

Shkup, 1 dhjetor 2024 

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani në një deklaratë për Report Tv, ka theksuar se festat e 28 nëntorit në Maqedoni ishin më të organizuarat si kurdoherë më parë. Ai tha se disa u munduan që ta dëmtojnë këtë fotografi të festave duke tentuar për të shkaktuar destabilizim.

“Festimi i 28 nëntorit sivjet në Maqedoni ishte njëra nga më të organizuarat gjatë dy dekadave të fundit. Por kishte disa akte të izoluara, të cilët u munduan ta dëmtojnë këtë fotografi të festimit të festave kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Ne i cilësojmë si akte të izoluara, pasi ne si pjesë e qeverisë si koalicion VLEN duhet ti frymë frymës së stabilitetit, pasi siç e dini edhe situatën e fundit që ndodhi në Kosovë, ne nuk duam të mendojmë, por shenjat tregojnë se këto dy situata të tensionimeve të marrëdhënieve ndëretnike, edhe situatës të sulmit të infrastrukturës në Kosovë, besojmë që ka një emërues të përbashkët, por ne si popull, si shqiptarë këtu në Maqedoni edhe më gjere, bëjmë thirrje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, pasi që çdo destabilizim është edhe dëmtim i rrugëtimit europian të cilën ne si shqiptarë e kemi prioritet në Maqedoni”, ka deklaruar Blerant Ramadani.

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.