Grubi i përgënjeshtroi konstatimet për ndërlidhjen e tij me djegien e flamurit maqedonas, kërkoi ndjesë publike
- Ish-zëvendëskryeministri dhe zyrtar i BDI-së, Artan Grubi, e ka dënuar djegien e flamurit maqedonas gjatë festës së Flamurit Shqiptar. Në postimin e tij në Fejabuk, ai ka mohuar akuzat për lidhjen e tij me ngjarjet e shprehura nga Koalicioni "Vlen" dhe ka kërkuar ndjesë publike.
Shkup, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Ish-zëvendëskryeministri dhe zyrtar i BDI-së, Artan Grubi, e ka dënuar djegien e flamurit maqedonas gjatë festës së Flamurit Shqiptar. Në postimin e tij në Fejabuk, ai ka mohuar akuzat për lidhjen e tij me ngjarjet e shprehura nga Koalicioni "Vlen" dhe ka kërkuar ndjesë publike.
"Nuk keni forcë! As dituri, as guxim, por më e rëndësishmja, ju nuk e keni vullnetin e shqiptarëve, por e keni mëshirën e VMRO-së dhe dëshirën për t'iu bindur dhe për t'iu shërbyer atyre. E dënoj dhunën dhe djegien e flamurit, siç dënoj nxitjen institucionale të tensioneve dhe drejtësisë selektive monoetnike dhe në formën më të fuqishme të mundshme mohoj çdo lidhje të supozuar monstruoze dhe propagandistike timen me ngjarjet e 28 nëntorit. Turpi që i keni sjellë vetes dhe familjeve tuaja nuk mund të mbulohet me asnjë shpifje, prandaj konform ligjit pres një falje nga shpifësi brenda 24 orëve, në të kundërt do ta padis për ekspozimin e gënjeshtrave të tij të përditshme", thuhet në postimin e Grubit.
Koalicioni VLEN sot në konferencë prë shtyp akuzoi se të rinjtë të cilët e dogjën flamurin shtetëror në Ditën e Flamurit shtetëror janë bashkëpunëtorë të afërt të ish-zëvendëskryeministrit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi.
"Me kënaqësi dhe krenari mund t'i kumtojmë opinionit më të gjerë se Dita e pavarësisë së Shqipërisë u konsiderua moment ideal për destabilizim të BDI-së, ky plan u prish me 17 persona të paraburgosur. Sepse, askush asnjëherë në këmbim të asgjëje nuk mund të djegë flamuj shtetëror dhe nacional, pa dallim të përkatësisë së tyre. Ne e prëfunduam punën tonë në mënyrë shumë profesionale dhe shumë shpejtë. Me keqardhje dhe shqetësim ju njoftojmë se VLEN-i siguroi fotografi të cilat dëshmojnë se të rinjtë të cilët e dogjën flamurin shtetëror janë bashkëpunëtorë të afërt të mjeshtrit të kazinove, Artan Grubi", deklaroi sot Arben Fetai, sekretar për punë të jashtme nga Aleanca për Shqiptarët, i cili është edhe zëvendëskryeministër i angazhuar për sundim të mirë. mb/
Foto: MIA