• Monday, 02 December 2024

Automjete të bllokuara në Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit

Automjete të bllokuara në Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit

Shkup, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza informon se në numrin e vetëm të emergjencës 112 janë pranuar njoftime për automjete të bllokuara në Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit.

QMK-ja thekson se sot në ora 13:05 kanë marrë njoftim se persona zyrtarë të Njësisë territoriale të zjarrfikësve nga Gostivari për një automjet zyrtar të bllokuar mes hotel "Radika" dhe Bunecit dhe se me to janë bllokuar që herët edhe rreth 20 vetura të tjera këtë mëngjes. Për momentin presim një makinë-frezë më të madhe nga "Rrugët e Maqedonisë" për të pastruar borën.

"Zyrtarët kërkojnë intervenim nga "Rruga e Maqedonisë" me mekanizim për pastrimin e rrugës, si dhe nga Policia për ndalimin e automjeteve për të evituar grumbullimin shtesë", njofton QMK-ja.

Nga QMK-ja bëjnë me dije se në ora 13:30 në numrin e vetëm të emergjencës 112 ka marrë njoftim për automjete të bllokuara edhe para hyrjes në Kodrën e Diellit në kryqëzimin e shtëpive të pushimit.

"QRMK Tetovë se kanë kontaktuar me SP Kodra e Diellit, denoncuesin dhe "Rrugët e Maqedonisë". Ata kanë raportuar se veturat e bllokuara në Kodrën e Diellit nuk janë pasojë e rrugëve të papastruara, por janë qytetarë të pakujdesshëm që kanë shkuar me goma verore për në Kodrën e Diellit. Rruga është e kalueshme, dy automjete janë duke e pastruar. Problemet krijohen nga njerëzit. Mjetet me goma dimërore lëvizin në rrugë pa asnjë problem. Në vendngjarje ndodhet patrulla e SP Kodra e Diellit. Sipas personit kujdestar në Stacionin Policor, Kodra e Diellit, në periudhën e ardhshme për të njëjtin problem mund të thërrasin edhe ankues të tjerë, sepse me kalimin e kohës një numër më i madh i njerëzve do të nisin të zbresin nga Kodra e Dellit në drejtim të Tetovës dhe do të krijohen kolona më të mëdha të automjeteve", thonë nga QMK-ja. mb/

Foto: MIA