VLEN-i akuzoi se personat të cilët e dogjën flamurin shtetëror janë bashkëpunëtorë ë afërt të Grubit
- Koalicioni VLEN sot në konferencë prë shtyp akuzoi se të rinjtë të cilët e dogjën flamurin shtetëror në Ditën e Flamurit shtetëror janë bashkëpunëtorë të afërt të ish-zëvendëskryeministrit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:15, 1 December, 2024
Shkup, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Koalicioni VLEN sot në konferencë prë shtyp akuzoi se të rinjtë të cilët e dogjën flamurin shtetëror në Ditën e Flamurit shtetëror janë bashkëpunëtorë të afërt të ish-zëvendëskryeministrit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi.
"Me kënaqësi dhe krenari mund t'i kumtojmë opinionit më të gjerë se Dita e pavarësisë së Shqipërisë u konsiderua moment ideal për destabilizim të BDI-së, ky plan u prish me 17 persona të paraburgosur. Sepse, askush asnjëherë në këmbim të asgjëje nuk mund të djegë flamuj shtetëror dhe nacional, pa dallim të përkatësisë së tyre. Ne e prëfunduam punën tonë në mënyrë shumë profesionale dhe shumë shpejtë. Me keqardhje dhe shqetësim ju njoftojmë se VLEN-i siguroi fotografi të cilat dëshmojnë se të rinjtë të cilët e dogjën flamurin shtetëror janë bashkëpunëtorë të afërt të mjeshtrit të kazinove, Artan Grubi", deklaroi sot Arben Fetai, sekretar për punë të jashtme nga Aleanca për shqiptarët, i cili është edhe zëvendëskryeministër i angazhuar për sundim të mirë.
Fetai bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe ndalesë të fjalorit urrejtës, me qëllim që të sigurohet paqja dhe përparimi në shtet.
Bëj thirrje për ulje të tensioneve dhe ndalesë të fjalorit urrejtës, sepse këto janë pengesa për paqe dhe përparim. Ne si VLEN do të vazhdojmë të jemi garantues të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të shtetit tonë. Secili shqiptar ka të drejtë të jetojë dhe gëzojë në liri, të festojë me krenari dhe pa frikë nga ndarjet politike apo manipulimet të cilat mund ta rrezikojnë paqen dhe harmoninë që dëshirojmë t'i ndërtojmë për të gjithë", theksoi Fetai. ab/
Fotо: VLEN