• Wednesday, 16 October 2024

U janë paguar 216.712.603 denarë 4.430 prodhuesve të qumështit

U janë  paguar 216.712.603 denarë 4.430 prodhuesve të qumështit

 Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) informon se 4.430 prodhuesve të qumështit u janë paguar 216.712.603,00 denarë. Shuma e pagesave direkte është pesë denarë për një litër qumësht lope dhe gjashtë denarë për një litër qumësht të deles dhe dhisë.

 Sipas MBPEU, pagesa është bërë për ekonomitë bujqësore - prodhuesit e qumështit të lopës, deleve dhe dhisë të regjistruar si mbarështues të gjedheve, deleve dhe dhive, të cilët qumështin e prodhuar ua kanë dorëzuar blerësve të regjistruar të qumështit të papërpunuar në gusht, shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2023.

 "Gjithçka që është premtuar është realizuar. Kujdesi për bujqit është prioriteti ynë", thekson MBPEU.

 Foto: Arkivi i MIA-s