Palevski angazhoi avokat të dytë në gjykimin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
- Lupço Palevski, njëri nga të pandehurit për vrasjen e minorenes Vanja Gjorqevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Publike Shkup është paraqitur edhe me një mbrojtës, avokatin Jovica Strashevski.
Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Lupço Palevski, njëri nga të pandehurit për vrasjen e minorenes Vanja Gjorqevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Publike Shkup është paraqitur edhe me një mbrojtës, avokatin Jovica Strashevski.
Palevskin nga fillimi i gjykimit e përfaqëson avokati nga Kumanova, Marja Vitanovski.
Të pandehurit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorqevski në seancën e parë u prononcuan se nuk ndjehen fajtorë.
Sipas aktakuzës, ata së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e 14 vjeçares me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes më të ngushtë që të japë sasi parash për shpërblim.
E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.
Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet ndaras.
Gjykimin e udhëheq gjykatësja ivica Stefanovska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Zhaklina Krstevska. mb/
Foto: MIA