• Friday, 18 October 2024

Faton Ahmeti: Me vendimin e fundit të Gjykatës kushtetuese nuk është dëmtuar vetëm "balancuesi" si mënyrë e zgjidhjes së përfaqësimit të drejtë, por i tërë procesi

Faton Ahmeti: Me vendimin e fundit të Gjykatës kushtetuese nuk është dëmtuar vetëm

Shkup, 16 tetor 2024 2024 (MIA) - Faton Ahmeti, anëtar i kryesisë së lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, në deklaratë për mediumet sot theksoi se me heqjen e "balancuesit" nga ana e Gjykatës kushtetuese nuk është dëmtuar vetëm mekanizmi por, siç tha, i tërë procesi për zgjidhjen e përfaqësimit të drejtë.

"Lidhur me ligjin për përfaqësim të drejtë, realizohet ajo e cila tërë kohën propagandohej në suaza të fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, se balancuesi do të hiqet. Por, thelbi i atij problemi është në suaza të vendimit të fundit të Gjykatës kushtetuese është anuluar norma me të cilën definohet deklarimi i personit se i takon një përkatësie të caktuar etnike. Mendoj se me këtë vendim të fundit të Gjykatës kushtetuese nuk është dëmtuar vetëm balancuesi si mënyrë e zgjidhjes së përfaqësimit të drejtë, por është dëmtuar i tërë procesi. Është çrregulluar thelbi i atij procesi", tha ai.

Ahmeti potencoi se fillimisht do të presin, të shohin çfarë zgjidhje ligjore do të propozohet dhe nga çka përbëhet, por tha se në çdo rast janë të hapur për bisedime dhe diskutime.

Kryeministri Hristian Mickoski, ndërkaq sot deklaroi se ligji për përfaqësim të drejtë duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën, të drejtën e punës së garantuar të secilit qytetar dhe të drejtën e Badinterit. Theksoi se koalicioni qeveritar ka mekanizëm demokratik se si ta zgjidhë atë çështje.

"Badinteri është kategori kushtetuese dhe këtu askush nuk duhet të ketë dilemë, ashtu siç është kategori kushtetuese e drejta e punës e çdo qytetari. Ajo që Gjykata Kushtetuese vendosi ashtu siç vendosi lidhur me balancuesin është diçka për të cilën ne si VMRO-DPMNE paralajmëruam, se duhet të krijohet një mekanizëm ligjor kushtetues dhe të krijohet një ligj që do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe me të drejtën për punë të garantuar të çdo qytetari dhe të drejtën e Badenterit. Kur të jetë gati ai propozim-ligj, në të cilin po punojmë, kemi ne në në kuadër të koalicionit mekanizëm demokratik, pasi ta përgatisim do ta dërgojmë në Komisionin e Venecias, do t'ia japim publikut për shqyrtim, do të ketë debat publik, do të miratojmë ligj që do të jetë kushtetues dhe që do të thotë realisht përfaqësim i drejtë edhe sipas gjinisë, të përkatësisë etnike etj. Kjo është esenca",  theksoi sot kryeministri, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve ku me ministrin e Transformimit Digjital, Stefan Andonovski informuan për Strategjinë për zhvillim informatik-komunikues dhe telekomunikues.

Pas heqjes së "balancuesit", nga koalicioni VLEN paralajmëruan se po përgatisin propozim-zgjidhje ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ministri i Shëndetësisë, Arben taravari të shtunën në deklaratë për mediumet tha se ligji po përgatitet dhe për këtë javë paralajmëroi debat publik.

Албанската опозициска коалиција „Вреди“ денеска во Скопје ги претстави носителите на сите шест изборни единици.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, të hënën theksuan se për zgjidhjen ligjore për përfaqësim të drejtë do të ketë debat publik dhe se Propozim ligji duhet t'i dërgohet Komisionit të Venecies.

Mexhiti në dekalratë për mediumet atëherë tha se po punohet për draft verzionin, ndërsa Taravari se propozim zgjidhja është e gatshme dhe se janë konsultuar ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë. 

"Ligji nuk është dërguar në Qeveri, megjithatë ligji është gati, janë konsultuar ekspertë nga vendi dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe së shpejti, shpresoj, duhet të formohen grupe të punës në përputhje me Qeverinë, parlamentin dhe koalicionin në mënyrë që të dalim me zgjidhje më të mirë e cila do të jetë si Propozim-ligj i cili më pas do të dërgohet në Parlament", tha Taravari.

Наставниците и професорите од овој месец ќе имаат повисока плата за пет проценти, додека до 2028 зголемувањето ќе биде минимум 46 проценти, соопшти на денешната прес-конференција портпаролкат

Zëdhënësja e Qeverisë Maria Miteva dje theksoi se opinioni menjëherë do të jetë i informuar kur do të definohet në cilën periudhë dhe si do të shqyrtohet ligji për përfaqësim të drejtë, si dhe cilët faktorë do të prëfshihen për gjetje të zgjidhjes më të mirë. Theksoi se teksti ende nuk ka arritur në Qeveri, për ç'shkak nuk mund të kumtohen hollësi për përmbajtjen e tij.

"Edhe dje thashë se në Qeveri nuk ka arritur një ligj i tillë në mënyrë që të mund të kumtoj hollësi, por ju bindë se dëshirojmë zgjidhje e cila do të jetë transparente për opinionin dhe me të cilën do të njoftoheni. Kur të krijohen kushtet, kur do ta shikojmë, do t'ju informojmë menjëherë. Dhamë propozim për një zgjidhje të tillë të njejtë të kërkojmë qëndrim nga Komisioni i Venecies, në mënyrë që të evitohen çfar[do lloj parregullsi", tha Miteva. ab/

Foto: МIА Arkivi