• Thursday, 17 October 2024

Lloga e ftoi Fillkovin në debat publik

Lloga e ftoi Fillkovin në debat publik

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Ministri i mëparshëm i i Drejtësisë, Krenar Lloga përmes një publikimi në Fejsbuk informoi se letra nga Misioni vlerësues është marrë në rrugë elektronike dhe se njëra pjesa e letrës ka qenë e dedikuar për opinionin publik, ndërsa pjesa tjetër ka qenë e klasifikuar.

"Ajo letër është arkivuar nga një punonjës i ministrisë që merret me materiale konfidenciale, por normalisht, znj. Radica nuk mund ta marrë të njëjtën pa një certifikatë sigurie. E njëjta letër, me lejen e misionit, është ndarë edhe me grupin e punës, përkatësisht me kryetarin akademik Vlado Kambovski", ka shlruar Lloga në Fejsbuk.

Изјава на министерот за правда Игор Филков. 

Sipas Llogës, Ministrinë e Drejtësisë e drejton Radica Lazareska Gerovska, me të cilën e gjithë ministria ka komunikim të dobët. Në kohën kur u zgjodh qeveria e re, unë isha me pushime familjare të planifikuara, për të cilat është marrë miratim nga Qeveria. 

"U ktheva dy ditë pas zgjedhjes së tij, më 26-të, dhe disa herë e kontaktova z. Filkov me telefon dhe SMS, pastaj edhe përmes kabinetit të tij. U informova se ai do të më kontaktonte, por fatkeqësisht, ai ende mbetet i mbyllur në zyrën e tij nga shefja e kabinetit, e cila nuk i lejon komunikim. Për ta bërë situatën edhe më tragjikomike, ai vazhdon të heshtë. Për të gjitha ato tema të rëndësishme, ai nuk ka qëndrim. Përsërit një fjali të zbrazët: “Edhe kryeministri ka të drejtë, edhe aleatët ndërkombëtarë kanë të drejtë,” duke u fshehur nga publiku dhe duke pritur një përgjigje të shkruar nga znj. Radica", shkroi Lloga.

Parku i automjeteve, siç ka shkruar është i njëjtë me atë që kanë përdorur edhe ministrat e mëparshëm dhe pohon se Ministria është lënë pa borxhe. Për punonjësit në zyrat rajonale për ndihmë juridike falas, thekson se janë të njejta disa vite. 

"Për të gjitha këto pretendime, si dhe për 100-ditëshin e ministrit Filkov, do të mbaj një paraqitje publike dhe breefing me gazetarët. E sfidoj ministrin Filkov në një debat publik, qoftë ballë për ballë, ose me pjesëmarrjen e znj. Radica nga ana e tij", shkroi Lloga në Fejsbuk.

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov në konferencën e sotme për shtyp informoi se dokumenti me rekomandimet nga Misioni vlerësues i Komisionit Evropian është marrë nga ministri i mëparshëm i drejtësisë. Theksoi se për këtë është në vijim një procedurë dhe se do të kërkohet përgjegjësi. Bëri të ditur se e ka marrë Ministrinë pa pranim-dorëzim dhe me kabinet bosh të dokumentacionit të nevojshëm, po me çadra, bluza, çanta, filxhanë e sende të tjera të sapo blera, secila në sasinë prej më shumë se 200 copë. Faktura për të gjitha këto gjëra ishte në shumë prej 956 mijë denarë, por e papaguar. mb/

Foto: MIA