Tripunovski: Bujqit shfrytëzuan mbi 80 për qind të mbështetjes për naftën e gjelbër
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në Lajmet e Alsat TV theksoi se nafta përfaqëson një nga shtytësit kryesorë të prodhimit bujqësor.
- Post By Melahat Baftija
- 20:33, 17 March, 2026
Shkup, 17 mars 2026 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në Lajmet e Alsat TV theksoi se nafta përfaqëson një nga shtytësit kryesorë të prodhimit bujqësor.
"Në pjesën e prodhimit bujqësor është e vërtetë se nafta është një nga shtytësit kryesorë të procesit. Por duhet të theksoj se ne si Qeveri, vitin e kaluar në përputhje me programin vjetor siguruam një shumë të konsiderueshme kartelash për naftën e gjelbër e cila krahasuar me vitin 2024 u rrit me 100 për qind", theksoi Tripunovski në Alsat M.
Tripunovski theksoi se për këtë qëllim u lidh një marrëveshje mbi 500 milionë denarë me një nga kompanitë që furnizon derivate të naftës dhe kartelat u shpërndanë te bujqit e vendit.
"Sipas të dhënave të fundit që kemi nga Agjencia e Pagesave, mbi 80% e kësaj nafte të gjelbër që është shpërndarë është shfrytëzuar", sqaroi ai.
Ministri shtoi se kjo do të thotë se pjesa më e madhe ose mbi 80% e naftës është furnizuar me çmimin e mëparshëm më të ulët, pasi shumica e aktiviteteve bujqësore zhvillohen gjatë periudhës së vjeshtës.
Aktualisht, aktivitetet bujqësore janë të përqendruara në ushqimin pranveror dhe mbrojtjen e të mbjellave nga dëmtuesit.mb/
Foto: MBPEU