Qyteti i Shkupit dhe UNDP nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, do të përfshihen tre pilot aktivitete strategjike
- Qyteti i Shkupit dhe UNDP-ja sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, i cili u nënshkrua nga kryetari i Qytetit, Orce Gjorgjievski dhe përfaqësuesi i përhershëm në Maqedoni, Armen Grigorian.
- Post By Melahat Baftija
- 19:01, 17 March, 2026
Shkup, 17 mars 2026 (MIA) - Qyteti i Shkupit dhe UNDP-ja sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, i cili u nënshkrua nga kryetari i Qytetit, Orce Gjorgjievski dhe përfaqësuesi i përhershëm në Maqedoni, Armen Grigorian.
Siç informoi kryetari i Qytetit, Gjorgjievski në Fejsbukun e tij, me nënshkrimin e Marrëveshjes dhe Planit të implementimit, fillon zbatimi i tre pilot aktiviteteve strategjike me rëndësi kyçe për të ardhmen e qytetit tonë.

"Projekti i parë përfshin rivlerësim të pasurive të paluajtshme në Komunën Qendër, një pilot projekt që do të mundësojë krijimin e një sistemi modern, digjital dhe plotësisht funksional të taksës së pronës. Kjo do të thotë transparencë më e madhe, mbledhje më efikase dhe stabilitet fiskal më të fortë në nivel lokal. Projekti i dytë është mbështetje për organizimin e konferencës së parë ndërkombëtare, me të cilën Shkupi bën hapin e parë të madh drejt realizimit të vizionit - Shkupi si Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2028", njoftoi kryetari i Qytetit të Shkupit.
I treti përfshin zhvillimin e Planit të parë gjithëpërfshirës për ajër të pastër të bazuar në dëshmi, një dokument që do të sjellë masa të qarta, përgjegjësi të përcaktuara, vlerësime të shpenzimeve dhe një udhërrëfyes konkret për uljen sistematike të ndotjes, një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Shkupi. mb/
Foto: Qyteti i Shkupit