Trampi thotë se mendon vendosjen e taksës prej 25 për qind për të gjitha mallrat nga Meksika dhe Kanadaja duke filluar nga 1 shkurti
- Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se po shqyrton vendosjen e taksës prej 25 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga Kanadaja dhe Meksika duke filluar nga 1 shkurti.
- Post By Fami Bajrami
- 07:16, 21 January, 2025

Uashington, 21 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se po shqyrton vendosjen e taksës prej 25 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga Kanadaja dhe Meksika duke filluar nga 1 shkurti.
“Mendojmë për taksë prej 25% për Meksikën dhe Kanadanë, sepse u lejojnë shumë njerëzve të hyjnë në SHBA”, ka thënë Trampi në Shtëpinë e Bardhë disa orë pasi mori detyrën.
Ai tha se tarifat po mendohet të hyjnë në fuqi nga 1 shkurti.
Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trampi premtoi të vendosë taksë prej 25 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga Meksika dhe Kanadaja, nëse ato vende nuk ndalojnë fluksin e drogës dhe emigrantëve në SHBA.
Meksika dhe Kanadaja teorikisht mbrohen me marrëveshjen e tregtisë së lirë të nënshkruar gjatë mandatit të parë të Trampit të cilën ai e quajti "më të mirë të mundshëm".