• Friday, 21 February 2025

Departamenti i Shtetit urdhëroi pezullimin e parapagesës së mediave

Departamenti i Shtetit urdhëroi pezullimin e parapagesës së mediave

Uashington, 20 shkurt 2025 (MIA) - Departamenti Amerikan i Shtetit si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për reduktimin e shpenzimeve në sektorin publik sot ka urdhëruar pezullimin e të gjithë parapaguesve të mediave si pjesë e përpjekjes së qeverisë për të ulur shpenzimet në sektorin publik.

Presidenti Donald Tramp ka ngarkuar miliarderin Ilon Mask të udhëheqë ekipin qeveritar për uljen e kostove, i cili tani po kryen revizione të agjencive federale në kërkim të mënyrave për të ulur kostot. Departamenti i Shtetit njoftoi se kishte pezulluar të gjitha "parapagesat e mediave që nuk janë revista akademike apo profesionale", pa bërë të ditur se sa do të zgjaste kjo.

Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio theksoi se të gjitha shpenzimet e sektorit publik duhet të përputhen me prioritetet e Trampit "Amerika së pari". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s