• Friday, 21 February 2025

"Fajnenshëll tajms": SHBA-ja kundërshton ta quajë Rusinë "agresor" në deklaratën vjetore të G7

Londër, 20 shkurt 2025 (MIA) - Para trevjetorit nga lufta në Ukrainsë, ka shenja të mospajtimit në kuadër të G7, shkruan "Fajnenshëll tajms", duke sqaruar se SHBA-ja kundërshton në qëndrimin që Rusia të quhet "agresor" në deklaratën e përbashkët që grupi publikon çdo vit.

Pesë përfaqësues perëndimorë të njohur me bisedimet thanë se as pjesëmarrja e Volidimir Zelenskit në samitin virtual të G7 të hënën ende nuk është rënë dakord. Nga viti 2022, liderët e G7 përdorin rregullisht shprehje si "agresioni rus" për të përshkruar luftën në deklaratat e tyre. Në deklaratën për shtyp të vitit të kaluar, G7 e përmendi termin pesë herë.

Kjo vjen gjatë kohës kur SHBA-ja negociojnë me Rusinë për përfundimin e luftës - bisedime prej të cilave Ukraina dhe Evropa deri tani ishin të përjashtuar. 

 Druajtjet se SHBA-ja mund të detyrojë Ukrainën të bëjë lëshime u intensifikua dje, kur Donald Tramp në një postim të ashpër në rrjetet sociale e quajti Zelenskin "diktator". qa/

Foto: Arkivi i MIA-s