• Saturday, 22 February 2025

Kostenko: SHBA-ja ndërpreu furnizimin me armë për armatën ukrainase

Kostenko: SHBA-ja ndërpreu furnizimin me armë për armatën ukrainase

Kiev, 21 shkurt 2025 (MIA) – Kryetari i Komisionit për Mbrojtje në Parlamentin ukrainas, Roman Kostenko deklaroi se SHBA-ja ka ndërprerë furnizimin me armë për armatën ukrainase. 

“Sipas informacioneve të mia, armët që duhej të shiteshin nuk po dorëzohen më. Kompanitë që duhej të transferonin armët tani janë në pritje, pasi nuk ka asnjë vendim. Dhe të gjithë presin të shohin se çfarë vendimi do të merret, të paktën për të dorëzuar armët për para”, tha Kostenko.

Përveç Kostenko, asnjë funksionar tjetër ukrainas nuk është deklaruar për këtë çështje. fc/

Fotografia: Iks