• Saturday, 22 February 2025

Duda e porositi Zelenskin se duhet të jetë konstruktiv në bashkëpunimin me Trampin

Duda e porositi Zelenskin se duhet të jetë konstruktiv në bashkëpunimin me Trampin

Varshavë, 21 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti polak, Andzhej Duda sot bisedoi në telefon me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, me ç'rast e porositi të mbetet "i përkushtuar në bashkëpunimin e qetë dhe konstruktiv" me presidentin amerikan, Donalld Tramp.

Duda tha se biseda me Zelenskin ishte e hapur, ndërkaq ishte në kontekst të zhvillimit të situatës pas bisedës së liderit ukrainas me deputetin e Trampit për Ukrainën, Kit Kellog.

"I transmetova se vazhdimisht besojmë se nuk ka mënyrë tjetër për t'u ndalur gjakderdhja dhe të arrihet paqe afatgjate në Ukrainë, përveç se me mbështetjen e SHBA-së", shkroi Duda në profilin e tij në "X".

Duda shfaqi bindje se në bazën e strategjisë negociuese të SHBA-së janë vullneti i mirë dhe sinqeriteti.

"Nuk dyshoj se presdienti Tramp udhëhiqet nga ndjenja e thellë e prëgjegjësisë për paqe dhe stabilitet global", shkroi ai.

Zelenski paraprakisht, pas takimit me Kellog, deklaroi se Ukraina është e gatshme për marrëveshje për investime dhe siguri.

"Ukraina është e gatshme për një marrëveshje me të vërtetë të dobishme me presidentin e SHBA-së për investime dhe siguri. Ne e propozuam mënyrën më të shpejtë dhe më konstruktive për arritje të rezultateve. Ekipi ynë është i gatshëm të punojë 24 orë në ditë", shkroi Zelenski në Telegram.

Ai deklaroi se ka pasur bisedë të mirë dhe të hollësishme me Kellog për situatën në front dhe për garancat e sigurisë.

"I jam mirënjohës SHBA-së për tërë ndihmën dhe mbështetjen dypartiake dhënë Ukrainës dhe popullit ukrainas", shkroi Zelenski. ab/

foto: МIА arkivi