• Friday, 21 February 2025

Trudo: Ukraina duhet të përfshihet në bisedimet e paqes

Trudo: Ukraina duhet të përfshihet në bisedimet e paqes

Otavë, 21 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo në bisedë telefonike me presidenti Volodimir Zelenski, theksoi se çdo bisedë paqeje me Rusinë duhet ta përfshijë Ukrainën në tryezën e bisedimeve. 

Trudo e konfirmoi mbështetjen e Kanadasë për Kievin dhe "vlerësoi se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Evropë pa siguri për Ukrainën". 

Kryeministri kanadez në telefon ka biseduar edhe me homologen e tij italiane Xhorxha Meloni. Sipas mediave ukrainase, Meloni theksoi se "prioritet i Italisë është i njëjtë si i të tjerëve nga Evropa, NATO dhe Kievi duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur që të ndërpritet konflikti dhe të arrihet paqe. 

"Guximi dhe vendosmëria e ukrainasve, së bashku me mbështetjen e Perëndimit, ishin faktorët që krijuan kushtet për negociata për një marrëveshje të mundshme paqeje sot. Italia, së bashku me SHBA-në dhe partnerët e tyre evropian dhe perëndimor, punon në paqen afatgjate në Evropë e cila kërkon garanci reale dhe efektive për sigurinë e Ukrainës", theksoi Meloni. 

Më herët edhe presidenti i Francës, Emanuel Makron në X njoftoi se ka biseduar në telefon me Zelenskin për hapat e reja diplomatike dhe t'i bëjë gati hapat e ardhshme, përfshirë edhe udhëtimin e tij në Uashington javën e ardhshme. qa/

Foto: EPA