Shtëpia e Bardhë i kërkon Ukrainës të "ulë tonin" dhe t'i japë fund luftës
- Shtëpia e Bardhë vazhdoi sot me presionin ndaj Kievit për t'i dhënë fund luftës me Ukrainën, duke i bërë thirrje të zbusë kritikat dhe menjëherë të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet e rralla.
- Post By Sara Ademi
- 17:21, 20 February, 2025

Uashington, 20 shkurt 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë vazhdoi sot me presionin ndaj Kievit për t'i dhënë fund luftës me Ukrainën, duke i bërë thirrje të zbusë kritikat dhe menjëherë të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet e rralla.
"Duhet të heshtin kritikat dhe ta studiojnë me kujdes si dhe ta nënshkruajnë atë marrëveshje. Rezistenca e Ukrainës ndaj marrëveshjes për minerale është thjeshtë e papranueshme duke marrë parasysh gjithçka që SHBA ka bërë për Ukrainën", tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Majk Volc në një intervistë për "Foks Njuz".
Valc i dha vërejtjet një ditë pasi Trampi dhe presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski shkëmbyen ofendime.
Trampi e quajti Zelenskin diktator të pazgjedhur, ndërsa Zelenski u përgjigj se jeton në një balonë dezinformimi dhe i përsërit argumentet e Moskës.
Trampi kërkoi nga Ukraina t'i kthejë SHBA-së ndihmën në formë të mineraleve të rralla në vlerë prej 500 miliardë dollarësh.
Zelenski u përgjigj se SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës 67 miliardë dollarë armë dhe 31.5 miliardë dollarë mbështetje buxhetore, jo 500 miliardë dollarë, dhe tha se ai nuk mund ta shesë vendin e tij.
Megjithatë, Valc tha se dallimet ndërmjet SHBA-së dhe Ukrainës nuk janë të papajtueshme. "Presidenti tha gjithashtu se sa shumë e do popullin ukrainas", tha Valc.
Ukraina dhe udhëheqësit evropianë janë të zemëruar që nuk u përfshinë në negociatat paqësore që filluan të martën në Riad, pasi Trampi dhe Putini biseduan në telefon javën e kaluar.
Valc mohoi se nuk janë konsultuar aleatët e SHBA-së dhe Ukrainës. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s