• Friday, 21 March 2025

Trampi nënshkroi urdhër ekzekutiv për mbylljen e Ministrisë së Arsimit

Trampi nënshkroi urdhër ekzekutiv për mbylljen e Ministrisë së Arsimit

Uashington, 21 mars 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë nënshkroi dekret ekzekutiv me qëllim që të mbyllet Ministria e Arsimit. 

“Do ta heqim”, deklaroi presidenti amerikan pak para se ta nënshkruajë dokumentin në Shtëpinë e Bardhë. 

“Do ta mbyllim sa më shpejtë që është e mundur”, shtoi ai. 

Ky hap përfaqëson përmbushje të premtimit të tij parazgjedhor për “eliminimin” e këtij institucioni, i cili një kohë të gjatë ishte shënjestër e konservatorëve. 

Trampi shpesh e quante Ministrinë e Arsimit shpërdoruese dhe nën ndikimin e ideologjisë liberale. Megjithatë, heqja përfundimtare dhe sipas gjitha gjasave është e pamundshme pa aksion nga Kongresi, sepse ministria është themeluar në vitin 1979 me akt të Kongresit. 

Sipas Shtëpisë së Bardhë, urdhri do t’i imponojë ministres Lindi Mekmahon që t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm që të mundësohet mbyllja e Ministrisë së Arsimit dhe kthimi i autoriteteve arsimore të shteteve, ndërsa njëkohësisht të vazhdojë të sigurojë dërgesë efikase dhe të pandërprerë të shërbimeve, programeve dhe përfitime prej të cilëve varen amerikanët. 

Administrata e Trampit tashmë po zbaton ulje të personelit në departament, përderisa financimi i Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Institutit për Shkenca Arsimore, të cilët grumbullojnë të dhëna për progresin akademik në vendit, janë ulur në mënyrë drastike. 

Lideri demokratik në Senat, Çak Shumer menjëherë reagoi dhe i bëri thirrje gjyqësorit “t’i japë fund sundimit tiranik të Donald Trampit”. 

Shumer tha se nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv është një nga “aksionet më destruktive” të cilat i ka ndërmarrë ndonjëherë presidenti. 

“Këtë vendim të tmerrshëm të Donald Trampit do ta ndjejnë punëtorët në arsim, prindërit, udhëheqësit e shkollave dhe cilësia e arsimit të cilën e marrin fëmijët tanë”, shtoi ai. fc/

Foto: EPA