Sllaveski: Nuk do të jap dorëheqje, pres Parlamenti në rend dite ta vendosë zgjedhjen e zëvendësguvernatorëve të rinj
- Guvernatori Trajko Sllaveski sot në deklaratë për mediumet, duke iu referuar Ligjit për Bankën popullore, tha se vendimet e Këshillit janë legjitime edhe pse ka skaduar mandati i dy zëvendësguvernatoreve Ana Miterska dhe Emilia Nacevska. Pret që Parlamenti në ditët në vijim apo në fillim të prillit në rend dite ta vendosë zgjedhjen e zëvendësguvernatorëve të rinj.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:26, 24 March, 2026
Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Guvernatori Trajko Sllaveski sot në deklaratë për mediumet, duke iu referuar Ligjit për Bankën popullore, tha se vendimet e Këshillit janë legjitime edhe pse ka skaduar mandati i dy zëvendësguvernatoreve Ana Miterska dhe Emilia Nacevska. Pret që Parlamenti në ditët në vijim apo në fillim të prillit në rend dite ta vendosë zgjedhjen e zëvendësguvernatorëve të rinj.
"Lexojeni paragrafin 3 të nenit 55 të Ligjit për Bankën popullore ku qëndron se deri në zgjedhjen e zëvendësguvernatorëve të rinj, aktualët i kanë autorizimet e tyre. Kjo çsështje është absolvuar. Presin në Parlament, në ditët në vijim, ndoshta në fillim të prillit, ta vendosë në rend dite çështjen për zëvendësguvernatorët e Bankës popullore", deklaroi Sllaveski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse janë legjitime vendimet e Këshillit duke pasur parasysh se ka skaduar mandati i dy zëvendësguvernatorëve.
Sllaveski nuk i zbuloi emrat e kandidatëve për këtë funksion edhe pse disa mediume kumtuan se bëhet fjalë për zëvendësguvernatoren aktuale Ana Mitreska e cila do të marrë mandattë dytë dhe për Igor Veliçkovskin, drejtor i Sektorit për operacione në tregjet financiare dhe sisteme pagesore.
Sllaveski tha se nuk ndjen përgjegjësi dhe nuk do të parashtrojë dorëheqje.
Dje, LSDM në konferencë për shtyp akuzoi se mandatet e dy zëvendësguvernatoreve kanë skaduar vitin e kaluar, ndërsa procedura për zgjedhjen e tyre ende nuk ka përfunduar, edhe pse afatet janë shkelur prej kohësh. Sipas LSDM-së, guvernatori ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë për gjendjen e këtillë.
Nga Banka popullore dje u përgjigjën se propozimet për zëvendësguvernatorë janë parashtruar në Kuvend pas përfundimit të thirrjes publike dhe në pajtim me procedurat ligjore dhe i hodhën poshtë pohimet se po bllokohet zgjedhja e zëvendësguvernatorëve. ab/
Фото: Принтскрин