• Thursday, 26 March 2026

Gashi dhe ambasadori i Koresë biseduan për kandidaturën për sekretar të përgjithshëm të Unionit ndërparlamentar

Gashi dhe ambasadori i Koresë biseduan për kandidaturën për sekretar të përgjithshëm të Unionit ndërparlamentar

Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Kandidatura e Republikës së Koresë, e cila për sekretar të përgjithshëm të Unionit Ndërparlamentar - UNP e kandidon Sangas Xhun ishte në fokus të takimit midis Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe Ambasadorit të Republikës së Koresë në Shkup, Kim Dongbae.

Në takim morën pjesë edhe deputetët Oliver Spasovski, Boban Karapejovski dhe Arbana Pasholli, anëtarë të delegacionit të Kuvendit në Unionin Ndërparlamentar (UNP).

Sipas kumtesës nga Kuvendi, Gashi ftoi deputetët, anëtarë të Këshillit Drejtues të UNP-së, në takim, duke pasur parasysh se ata do të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të organizatës, i cili do të mbahet më 19 prill 2026, në kuadër të Asamblesë së 152-të të UNP-së në Stamboll.

"Në këtë drejtim, u theksua se Kuvendi do ta shqyrtojë çdo kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të UNP-së me vëmendjen e duhur dhe në bazë të qëndrimit të zhvilluar plotësisht, duke nënvizuar njëkohësisht se e ardhmja e organizatës varet edhe nga shkalla në të cilën udhëheqja e saj i njeh dhe i përfaqëson interesat e parlamenteve të vogla dhe të mesme", qëndron në kumtesën nga Kuvendi. 

Shtojnë se bashkëbiseduesit biseduan edhe mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe parlamentare, ndërsa në fund të takimit, u shpreh vendosmëria e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin parlamentar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Koresë, në nivel dypalësh dhe shumëpalësh, veçanërisht në kuadër të Unionit Ndërparlamentar. ls/

Foto: Kuvend