• Thursday, 26 March 2026

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Bekim Sali, në vizitë në konviktin studentor “Pellagonia”

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Bekim Sali, në vizitë në konviktin studentor “Pellagonia”

Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Driton Sulejmani, realizuan vizitë në konviktin studentor “Pellagonia”.

Siç kumtuan nga MÇE, gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me kushtet në të cilat jetojnë studentët, gjatë së cilës u diskutua për nevojën urgjente për përmirësimin e standardit dhe kushteve për akomodim.

Nga ana e Qeverisë u potencua përkushtimi për avancimin e standardit studentor dhe krijimin e kushteve dinjitoze për të rinjtë.

Në këtë drejtim, është planifikuar investim, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, për rikonstruimin e të gjitha konvikteve studentore në vend, përfshirë edhe konviktin studentor “Pellagonia”. ls/

Foto: Ministria e Çështjeve Evropiane