Minçev nga Brukseli: Zbatimi i proceseve reformuese është kyç për integrimin evropian të Maqedonisë
- Përparimi i vendit në zbatimin e reformës së administratës publike, si dhe hapat e ardhshëm drejt harmonizimit të sistemit kombëtar me standardet evropiane, ishte tema e takimit mes ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentina Superti, i realizuar në margjinat e takimit të 14-të të Grupit të Posaçëm të Punës për reformën e administratës publike, i cili mbahet për herë të parë në Bruksel.
Bruksel, 25 mars 2026 (MIA) – Përparimi i vendit në zbatimin e reformës së administratës publike, si dhe hapat e ardhshëm drejt harmonizimit të sistemit kombëtar me standardet evropiane, ishte tema e takimit mes ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentina Superti, i realizuar në margjinat e takimit të 14-të të Grupit të Posaçëm të Punës për reformën e administratës publike, i cili mbahet për herë të parë në Bruksel.
Theks i veçantë u vu në zbatimin e proceseve të reformave të nisura, profesionalizimin e administratës, forcimin e sistemit të bazuar në meritë dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike për qytetarët.

"Reforma e administratës publike është një nga shtyllat kryesore në procesin e integrimit evropian të vendit. Në periudhën e kaluar, kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm ligjorë dhe institucionalë, e në fazën tjetër, prioriteti ynë është zbatimi i tyre konsistent dhe efektiv, me qëllim ndërtimin e një administrate moderne, profesionale dhe jopartiake", theksoi Ministri Minçev.
Në fokus ishte gjithashtu Draft-Udhërrëfyesi për reformën e administratës publike, i cili gjatë viteve 2024 dhe 2025 u harmonizua më tej me Komisionit Evropian, Agjendën Reformuese 2024–2027 dhe rekomandimet nga raporti i SIGMA. Udhërrëfyesi, i miratuar nga Qeveria në nëntor 2025, përcakton prioritetet kryesore për modernizimin e administratës publike.
Ministri Minçev theksoi se partneriteti me Komisionin Evropian mbetet kyç për zbatimin me sukses të reformave.
"Pres që diskutimet në Bruksel të forcojnë më tej partneritetin me Komisionin Evropian dhe të sigurojnë mbështetje të vazhdueshme për proceset reformuese, të cilat janë thelbësore për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian", theksoi ministri i Administratës Publike, Minçev. ls/
Foto: MAP