• Thursday, 26 March 2026

Është ndjerë tërmet në juglindje të Maqedonisë, epiqendra në Greqi

Është ndjerë tërmet në juglindje të Maqedonisë, epiqendra në Greqi

Shkup, 25 mars 2026 (MIA) - Një tërmet me intensitet prej III gradë sipas Shkallës Evropiane Makroseizmike është ndjerë sonte në orën 20:08 në pjesët juglindore të vendit, njoftoi Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.

Epiqendra e tërmetit ishte në Greqi, rreth 290 kilometra në juglindje të Shkupit, me një magnitudë lokale të Rihterit prej ML5.0. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s