• Friday, 21 March 2025

SHBA-ja i ashpërson sanksionet ndaj Rusisë me kufizimin e pagesës për burimet e energjisë

SHBA-ja i ashpërson sanksionet ndaj Rusisë me kufizimin e pagesës për burimet e energjisë

Uashington, 21 mars 2025 (MIA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ashpërsojnë sanksionet drejt Rusisë me kufizimin e pagesave për burime të energjisë, madje edhe në moment kur mbahen bisedime paqësore me Qeverinë e presidentit rus Vladimir Putin që t’i jepet fund luftës në Ukrainë, njoftoi sot Blumberg. 

Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp lejoi që të skadojë licenca e cila përfshin pagesa për burime të energjisë në disa banka ruse, të cilave edhe më tutje u ishte lejuar të pranojnë pagesa në dollarë amerikanë përmes asaj që njihet si “Licenca e përgjithshme 8”, e cila ishte në fuqi nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. 

Një ish përfaqësues i Departamentit të Shtetit, i cili punonte në sanksionet kundër Rusisë në vitin 2014, Eduard Fishman, tha se skadimi i licencës “dukshëm do t’i mbysë të ardhurat ruse nga nafta dhe gazi”. 

“Nëse jeni rafineri e huaj e naftës ose tregtar me naftë ose ndonjë që blen gaz rus, ndërsa banka juaj dëshiron t’i paguajë Rusisë për naftë dhe gaz në dollarë ose në cilëndo valutë tjetër perëndimore, do ta kuptoni se kjo është shumë e vështirë që të bëhet”, tha Fishman. 

Sekretari i financave Skot Besent në intervistë për Si-En-En deklaroi se SHBA-ja nuk do të dyshojë të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë që të bëjë përpjekje ta detyrojnë vendin në tryezë të bisedimeve dhe se Trampi është i “gatshëm të kryejë presion maksimal ndaj të dyja palëve”. 

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave sot konfirmoi se leja ka skaduar më 12 mars dhe tha se administrata e Trampit do të vazhdojë t’i zbatojë sanksionet si pjesë e strategjisë për dhënien fund të luftës. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s