• Monday, 02 December 2024

Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për zgjedhjen e ekspertëve të pavarur – anëtarë të trupit “Shkupi KKE 2028”

Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për zgjedhjen e ekspertëve të pavarur – anëtarë të trupit “Shkupi KKE 2028”

Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Konform vendimit të Këshillit të Qytetit të Shkupit është shpallur thirrje publike për zgjedhjen e ekspertëve të pavarur - anëtarë të trupit Shkupi KKE 2028, qëllimi i të cilit është udhëheqja, zbatimi dhe koordinimi i aktiviteteve që dalin nga titulli Shkupi 2028 - Kryeqytet i Kulturës Evropiane.

Siç informon Qyteti i Shkupit, thirrja publike është e hapur për pjesëmarrje për persona fizik me vendbanim në territorin e Qytetit të Shkupit të cilët kanë përvojë të konsiderueshme në një ose më shumë fusha që do të kontribuojnë në realizimin e suksesshëm të Shkupit 2028 - Kryeqyteti i Kulturës Evropiane. Ato janë: arti i performancës, arti muzikor, arti pamor dhe arti i mediave të reja, veprimtaria botuese dhe bibliotekare, veprimtaria muzeale dhe promovimi i trashëgimisë kulturore, industritë krijuese, arti i aplikuar dhe shkencat shoqërore.

Të gjithë të interesuarit më shumë informacion rreth thirrjes publike mund të gjejnë në linkun e mëposhtëm: https://skopje.gov.mk/mk/apliciraj/javni-povici/

Foto: Qyteti i Shkupit