Paradite mot i ndryshueshëm me vranësira me shi në pjesët perëndimore, ndërsa pasdite edhe në pjesët lindore
- – Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut. Pasdite kushte për shi do të ketë edhe në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 2 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 8 deri 14 gradë Celsius.
- Post By Fitore Curri
- 07:25, 6 February, 2026
Shkup, 6 shkurt 2026 (MIA) – Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut. Pasdite kushte për shi do të ketë edhe në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 2 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 8 deri 14 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i vranët me kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 11 gradë.
Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira në disa vende me erë të lehtë të kohëpaskohshme përveç në pjesët perëndimore ku moti do të jetë i vranët me reshje të shiut të cilat do të jenë me intensitet më të dendur prej mbi 15 litra në metër katrorë. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fuqishme. Reshje të reja do të ketë të dielën dhe në fillim të javës së ardhshme kur do të ketë ftohje me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta të borës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s