• Saturday, 07 February 2026

LAMM: Kushte dimërore në rrugë, mjegull dhe borë në disa drejtime rrugore

LAMM: Kushte dimërore në rrugë, mjegull dhe borë në disa drejtime rrugore

Shkup, 6 shkurt 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Reeshje të borës vërehen në Kodër të Diellit, me përqendrim të borës në rrugë në drejtimin rrugor nga fshati Lisec drejt Kodrëssë Diellit.

Dukshmëri të ulur për shkak të mjegullës ka në disa drejtime rrugore dhe atë deri 80 metra në rrugën Shtip - Negotinë afër Sertës, deri 50 metra në Krushevë, deri 100 metra në qafën malore Strazhë dhe deri 50 metra afër Mavrovës.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matir. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ab/

Foto: МIА arkivi