Mot i ndryshueshëm me reshje të shiut, në male me borë
- Pason periudha e motit të ndryshueshëm. Të dielën paradite do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në male, në pjesët veriperëndimore, reshje të borës. Reshje të shiut do të ketë edhe të hënën të cilat do të jenë më intensive në pjesët juglindore, ndërsa në male do të ketë reshje të borës.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:28, 6 February, 2026
Shkup, 6 shkurt 2026 (MIA) - Pason periudha e motit të ndryshueshëm. Të dielën paradite do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në male, në pjesët veriperëndimore, reshje të borës. Reshje të shiut do të ketë edhe të hënën të cilat do të jenë më intensive në pjesët juglindore, ndërsa në male do të ketë reshje të borës.
Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike informojnë edhe se për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë, reshjet e shiut do të kalojnë në borë edhe në disa nga viset më të larta. Më pas në dy ditët në vijim do të përqendrohet moti kryesisht stabil, ndërsa reshje të reja priten sërish nga e enjtja. ab/
Foto МIА arkivi