• Saturday, 07 February 2026

Po modernizohet radiodiagnostika në spitalin e Dibrës, të gjitha shërbimet në një objekt të përbashkët

Po modernizohet radiodiagnostika në spitalin e Dibrës, të gjitha shërbimet në një objekt të përbashkët

Dibër, 6 shkurt 2026 (MIA) - Spitali i përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Dibër, i cili me veprimtarinë e vet e mbulon edhe komunën Qendër Zhupë, ndërsa në raste urgjente ofron shërbime edhe për banorët e rajonit të Rekës, Komuina Mavrovë dhe Rostushë, por edhe vendbanimeve të afërta kufitare shqiptare, vazhdon me krijimin e kushteve sa më të mira, e me atë edhe cilësinë e shërbimeve.

Pas rikonstruimi të disa rerparteve dhe furnizimit të aparateve të reja, tani për herë të parë i tërë sektori për radiodiagnostikë është vendosur në një objekt, i cili është tërësisht i rinovuar.

"Në një objekt janë vendosur aparatet prë rentgen, eko dhe mamografi, me çka pacientët tani mund të marrin shërbime shëndetësore në një vend, pa humbur kohë në korridoret e spitalit. Ky investim ka për qëllim ta rrisë efikasitetin e shërbimeve me kursim të kohës së pacientëve", informoi Mersim Koleci, drejtor i spitalit.

Përmes këtij modernizimi, spitali në Dibër e konfirmon përkushtimin e vet ndaj sigurimit të shërbimeve cilësore dhe profesionale shëndetësore, duke e konsideruar përmirësimin e kushteve si obligim primar ndaj komunitetit.

Siç informoi Koleci, vazhdojnë me aktivitete rreth rikonstruimit të reparteve të tjera, që, si edhe ndërhyrjet e kaloaura, duke poërfshirë edhe furnizimin e një pjese të aparateve, po realizohet edhe me donacione të dibranëve në SHBA dhe vendet perëndimore. ab/

Fotо: Spitali i përgjithshëm Dibër