• Saturday, 07 February 2026

Mickoski: VMRO-DPMNE vazhdon në rrugën e ripërtëritjes, bashkimit dhe përgatitjes për fitore të reja zgjedhore me qëllim të jetës më të mirë për të gjithë qytetarët

Mickoski: VMRO-DPMNE vazhdon në rrugën e ripërtëritjes, bashkimit dhe përgatitjes për fitore të reja zgjedhore me qëllim të jetës më të mirë për të gjithë qytetarët

Shkup, 6 shkurt 2026 (MIA) - Dragan Kovaçki është Sekretari i ri i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, dhe janë zgjedhur edhe anëtarët e Komitetit ekzekutiv të partisë, kumtoi pas përfundimit të mbledhjes së Komitetit qendror të partisë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. VMRO-DPMNE, tha ai, vazhdon në rrugën e ripërtëritjes, bashkimit dhe përgatitjes për fitore të reja zgjedhore me qëllim për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

"Sot mbajti mbledhje Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së, ku u morën vendime të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e mëtejshëm të partisë. Komiteti qendror vendosi të zgjedhë një Komitet të ri ekzekutiv të partisë, i cili përfaqëson një kombinim të përvojës dhe disa prej njerëzve që tashmë janë pjesë e përbërjeve të mëparshme të Komitetit ekzekutiv dhe anëtarëve të rinj të cilët, së bashku me ata që ishin pjesë e Komitetit ekzekutiv në të kaluarën, do të formojnë Komitetin e ri ekzekutiv të partisë", theksoi Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së theksoi se vendimet e marra në seancën e Komitetit qendror të partisë janë një tregues i qartë se partia po ndryshon dhe po u përshtatet sfidave të reja.

"Qëllimi ynë është të krijojmë një strukturë të fortë, efikase dhe të unifikuar që do të ofrojë zgjidhje konkrete dhe të përgjegjshme për nevojat e qytetarëve. Në periudhën që vjen, po hyjmë në një fazë të ekipimit kadrovik dhe hapjes shtesë të partisë ndaj ideve të reja, njerëzve të rinj dhe energjisë së re. Do të punojmë për të forcuar organizimin e brendshëm, transparencën dhe procesin gjithëpërfshirës të anëtarësimit. Gjithashtu njoftoj se në periudhën që vjen do të kemi zgjedhjen e kryetarëve të komiteteve komunale të partisë, si dhe zgjedhjen e udhëheqjeve të reja të Unionit të Grave, Unionit të Forcave të Reja dhe Unionit të Veteranëve. Këto procese do të zhvillohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, me një vizion të qartë për të ardhmen dhe me fokus në cilësi, përgjegjësi dhe rezultate", theksoi Mickoski.

Ai tha se përbërja e Komitetit ekzekutiv është si vijon - sekretar i ri i përgjithshëm është deputeti Dragan Kovaçki, anëtarë të KE-së janë zgjedhur Aleksandar Nikolloski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrieska Koçoska, Timço Mucunski, Nikolla Micevski, Luke Galevski, Antonio Miloshoski, Dafina Stojanovska, Rashela Mizrahi, Vllatko Gjorçev, Kiril Pecakov,Maria Andonovska, Eli Panova, Igor Janushev, Maria Miteva, Bllagoja Tashmanov, Orce Gjorgjievski, Oner Jakupovski, Dragana Bojkovska, Sinisha Stojanovski, Stefan Andonovski, Filip Popovski dhe Boban Nikolloski.

"Atyre, sipas statutit, do t’u bashkohen edhe kryetarët e rinj të UFR-së, Unionit të grave dhe Unionit të veteranëve. Për sekretar organizativ është zgjedhur Ivica Tomovski, drejtori aktual dhe i ardhshëm i Shtabit qendror. Ndërsa shef i kabinetit tim dhe shef i kabinetit tim qqeveritar, Vlladimir Nelovski, i cili vazhdon të jetë edhe shef i kabinetit në kaudër të VMRO-DPMNE-së", tha Mickoski.

Ai shtoi se do të vazhdojnë të punojnë në forcimin e organizimit të brendshëm, transparencës dhe procesit gjithëpërfshirës të anëtarësimit. Ai njoftoi se në periudhën e ardhshme do të ketë zgjedhje të kryetarëve të komiteteve komunale të partisë, si dhe zgjedhje të kryesive të reja të Unionit të grave, UFR dhe Unionit të veteranëve. 

Ai nëpërgjigje të pyetjes së gazetarëve theksoi se në periudhën që vjen do të ketë ekipim të strukturës së partisë, ndërsa në maj apo më së voni në qershor, siç paralajmëroi edhe para mbajtjes së kongresit partiak, mund të ketë edhe rikonstruim të Qeverisë. ab/

Foto МIA