• Wednesday, 17 December 2025

Për shkak të mjegullës dukshmëri e ulur deri 50 metra në rrethinën e Dibrës

Për shkak të mjegullës dukshmëri e ulur deri 50 metra në rrethinën e Dibrës

Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në rrethinën e Dibrës është ulur deri 50 metra, informojnë nga Lidhja Automote e Maqedonisë. 

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s