• Wednesday, 17 December 2025

Janevska mbajti fjalim në akademinë solemne me rastin e 105-vjetorit të themelimit të Fakultetit të Filozofisë në Shkup

Janevska mbajti fjalim në akademinë solemne me rastin e 105-vjetorit të themelimit të Fakultetit të Filozofisë në Shkup

Shkup, 16 dhjetor 2025

Përvjetori i 105-të i Fakultetit të Filozofisë nënkupton më shumë se një shekull rritje intelektuale dhe shpirtërore, traditë, përsosmëri shkencore dhe pjekuri shoqërore. Kjo është trashëgimi që duhet ta ruajmë dhe ta kultivojmë. Besoj se ky institucion do të vazhdojë të jetë udhërrëfyes i mendimit shoqëror dhe humanist, mbrojtës i kritikës dhe ruajtës i lirisë akademike, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në akademinë solemne të sotme me të cilën institucioni i arsimit të lartë shënoi jubileun e madh.

"Fakulteti kontribuon në zhvillimin e shtetit jo vetëm përmes arsimit dhe shkencës, por edhe përmes rolit të tij të fuqishëm strategjik në krijimin e politikave kombëtare. Këtu janë lindur koncepte dhe vëzhgime shkencore që kanë formësuar sistemin arsimor, politikat kulturore, institucionet sociale dhe shumë nga praktikat moderne profesionale në vend. Edhe gjatë kësaj periudhe, Fakulteti i Filozofisë është përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e strategjive kryesore kombëtare", tha Janevska, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ish-profesorët, studiuesit dhe punonjësit aktivë të fakultetit për përkushtimin, kontributin shkencor dhe vizionin e tyre për shoqërinë.

Ministrja theksoi se, megjithëse lidhur me disa çështje gjatë mandatit të saj, qëndrimet e MASH-it dhe të fakultetit kanë qenë të ndryshme, pikërisht këto diskutime publike çojnë në krijimin e zgjidhjeve më të mira për sigurimin e arsimimit kombëtar më cilësor. Ajo shprehu pritshmërinë, siç tha, që Fakulteti i Filozofisë të mbetet ndër partnerët më të fuqishëm të shtetit që hapin rrugën për arritje të reja arsimore.

Janevska shprehu bindjen se buxheti për arsimin do të vazhdojë të rritet, dhe me këtë do të rritet edhe mbështetja për zhvillimin e arsimit të lartë dhe shkencës.

"Shteti që investon në arsimin e lartë investon në të ardhmen e vet – forcon konkurrueshmërinë e tij, përparon  kapacitetin demokratik dhe inkurajimin zhvillimin shoqëror. Vazhdojmë të krijojmë politika që sigurojnë autonomi, procese të digjitalizuara, infrastrukturë më të mirë shkencore dhe mbështetje për studiuesit e rinj", theksoi ministrja.

Përveç Janevskës, në akademinë solemne fjalim mbajtën edhe rektorja e Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", Prof. Dr. Biljana Angellova, dhe dekani i Fakultetit të Filozofisë, Prof. Dr. Oliver Bakreski, të cilët u dakorduan se hapësira akademike duhet të mbetet vend ku dija kthehet në vizion, dhe vizioni në vlerë shoqërore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: MASH