• Wednesday, 17 December 2025

Bozhinovska në Pragë: Sistemi elektroenergjetik i Maqedonisë së Veriut harmonizohet me standardet operative evropiane

Bozhinovska në Pragë: Sistemi elektroenergjetik i Maqedonisë së Veriut harmonizohet me standardet operative evropiane

Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) – Një delegacion i kryesuar nga ministrja e  Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, realizoi takim pune në operatorin çek të sistemit transmetues ÇEPS, në Pragë, në kuadër të agjendës intensive për përparimin e kapaciteteve institucionale dhe harmonizimin e sistemit elektroenergjetik të Maqedonisë së Veriut me standardet evropiane. 

Qëllimi i vizitës, siç bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë, ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, me theks të veçantë në punën e përparuar operative dhe planore në ÇEPS në kushte të tregut energjetik evropian plotësisht të integruar dhe kornizës së ashpër rregullatore. 

Në përbërje të delegacionit ishin edhe përfaqësues të Operatorit të Sistemit Elektrotransmetues – MEPSO, si bartës kyç i qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të rrjetit kombëtar transmetues. 

Në kuadër të vizitë së punës ishte realizuar takim dypalësh me Martin Duraçak, kryetari i Bordit të ÇEPS. 

“Delegacioni realizoi mbikëqyrje në qendrën kombëtare të dispeçerisë të Republikës Çeke, ku u shqyrtuan zgjidhjet e përparuara për menaxhimin dhe dispeçerinë e sistemit elektroenergjetik, përdorimin e mjeteve në kohë reale, si dhe proceset e modernizimit të qendrave të kontrollit, sistemet SCADA/EMS dhe forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike të energjisë”, thonë nga Ministria.

Theks i veçantë u vendos në planifikimin afatgjatë të rrjetit transmetues, integrimit të burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe sisteme për magazinim, si dhe sigurimi i fleksibilitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemit në kushte të tranzicionit të përshpejtuar energjetik. 

Në takim, siç bëhet e ditur në kumtesë, ishte shprehur gatishmëria e përbashkët, për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet MEPSO dhe ÇEPS, përmes shkëmbimit të ekspertëve, vizitave studimore, trajnimeve të specializuara dhe mundësi për vendosje të kornizës më afatgjate për bashkëpunim teknik me rëndësi strategjike. 

Vizita e punës në Pragë, siç qëndron në kumtesë, përfaqëson hap konkret dhe të rëndësishëm para në fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe teknike të sistemit të elektrotransmetues të Maqedonisë së Veriut dhe sinjal i qartë për përcaktimin e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale për modernizim sistematik, qëndrueshmëri dhe afrim të plotë drejt praktikave më të mira evropiane. fc/

Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale