MPB: Sporteli "Qyteti i sigurt" prej nesër në ndërtesën e TVM-së, do të mund të përditësohen të dhënat për automjetet
- - Qytetarët nga nesër në një sportel të veçantë në Departamentin për Çështje Civile, në ndërtesën e TVM (kati përdhesë) në Shkup, do të mund të dorëzojnë kërkesë për ndryshimin e të dhënave për kontakt që kanë dorëzuar gjatë regjistrimit të veturave, nëse ka ndodhur një ndryshim ose në rast se kanë marrë një njoftim me të dhëna të pasakta. Kjo, informoi sonte Ministria e Punëve të Brendshme, do të mund të realizohet edhe në stacionet për kontroll teknik të veturave në vend, ku është caktuar një referent i deleguar i MPB-së.
- Post By Fitore Curri
- 21:04, 16 December, 2025
Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Qytetarët nga nesër në një sportel të veçantë në Departamentin për Çështje Civile, në ndërtesën e TVM (kati përdhesë) në Shkup, do të mund të dorëzojnë kërkesë për ndryshimin e të dhënave për kontakt që kanë dorëzuar gjatë regjistrimit të veturave, nëse ka ndodhur një ndryshim ose në rast se kanë marrë një njoftim me të dhëna të pasakta. Kjo, informoi sonte Ministria e Punëve të Brendshme, do të mund të realizohet edhe në stacionet për kontroll teknik të veturave në vend, ku është caktuar një referent i deleguar i MPB-së.
Sporteli "Qyteti i sigurt" do të punojë çdo ditë pune në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 17:00.
"Po ashtu, qytetarët përmes postës elektronike në bezbedengrad@moi.gov.mk do të mund të dërgojnë vërejtje me shkrim nëse kanë paqartësi, pyetje ose probleme në lidhje me funksionimin dhe zbatimin e sistemit 'Qyteti i Sigurt', ku të gjitha vërejtjet e dorëzuara do të regjistrohen dhe shqyrtohen sipas procedurave të përcaktuara, me qëllim përmirësimin e funksionimit dhe një komunikim më efikas me qytetarët", njoftoi MPB-ja. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s