• Wednesday, 17 December 2025

Ageler: Në Qeveri dhe në gjyqësor ekzistojnë njerëz të cilët janë sinqerisht të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit

Ageler: Në Qeveri dhe në gjyqësor ekzistojnë njerëz të cilët janë sinqerisht të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit

Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) – Ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler thotë se në Qeveri dhe në gjyqësor ekzistojnë njerëz të cilët janë sinqerisht të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe shfaqi shpresë se atyre përpjekjeve do t’iu bashkëngjiten edhe më shumë individë, sepse, siç theksoi, ajo gjëja e drejtë dhe e nevojshme që duhet të bëhet. 

“Sigurisht që shoh njerëz në Qeveri dhe gjyqësor që janë vërtet të përkushtuar ndaj kësaj dhe i përshëndes dhe i falënderoj sepse janë sinqerisht si zëra në shkretëtirë. Shpresoj që më shumë njerëz t'u bashkëngjiten atyre, sepse është gjëja e duhur për të bërë. Unë jam amerikane dhe jam optimiste, por vërtet besoj sinqerisht dhe kam vënë re veçanërisht në muajt e fundit, ndoshta disa muaj, se, dhe një pjesë e kësaj është Koçani, se ekziston një nivel ndërgjegjësimi dhe nivel njohjeje që nuk kishte më parë. Kjo shoqërohet me lodhje të caktuar, kur udhëtoj nëpër vend dhe flas me studentë, prindër, kryetarë komunash dhe njerëz ndonjëherë dëgjon një pajtim të vërtetë se kështu është dhe se nuk do të ndryshojë. Por interesante është se në muajt e fundit, një pjesë e kësaj ishin zgjedhjet lokale, dhe kemi parë udhëheqës të rinj që thanë se do ta bëjmë këtë ndryshe”, tha Ageleri në një paraqitje si mysafire në "Tema e Ditës" në TV Sitel.

Ajo theksoi se njerëzit tani flasin në mënyrë që tregon se jo vetëm që janë të vetëdijshëm, por edhe ndjekin gjithnjë e më afër se më parë. “Mendoj se kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, përgjegjësia është një gjë jashtëzakonisht e fuqishme pa dallim nëse flisni për këshillin lokal ose jo vetëm për funksionarë të zgjedhur, por arsimtarë, mjekë, ju jeni të paguar të bëni një gjë të caktuar, bëjeni atë”, theksoi ambasadorja. 

Ageleri përkujtoi se SHBA-ja ka investuar mjete të rëndësishme në mbështetje të shtetit, duke përfshirë edhe gjyqësorin që nga pavarësia e këtej, por vlerësoi se gjendja në sistemin gjyqësor është më e keqe se më parë, që qartë reflekton në besimin e ulët të qytetarëve. 

“Dhe sinqerisht, situata në gjyqësor është më e keqe se kur isha këtu herën e parë. Dhe kjo reflektohet në besimin e qytetarëve kur flasin për gjyqësorin. Dhe është shumë e lehtë për njërën ose tjetrën palë të thotë se është faji i gjykatësve, se është faji i prokurorëve, se është faji i çdo ministrie. Por fakti është se përgjegjësia e Qeverisë është të shikojë me kujdes atë që po ndodh dhe të bëjë ndryshime aty ku duhen bërë”, theksoi Ageleri.

Qytetarët, sipas ambasadores, nuk duan vetëm deklarata, por procese reale gjyqësore të cilat do të mund t’i ndjekin dhe kuptojnë, pa dallim nëse bëhet fjalë për raste penale, korruptive ose të ndjeshme si ai me zjarrin në Koçan, i cili, siç theksoi, do të ketë ndikim të fuqishëm mbi besimin e ardhshëm në drejtësi dhe institucione. 

Në pyetjen në lidhje me rastin e zjarrit në Koçan, ajo tha se është me rëndësi të madhe për kthimin, por edhe për mundësinë për rrënim të shtuar të besimit të qytetarëve në gjyqësor dhe drejtësi, duke theksuar se ekzistojnë individë në Qeveri dhe në institucionet gjyq ësore të cilët sinqerisht punojnë në sigurimin e drejtësisë. 

“Shpresoj se shumë njerëz do tu bashkëngjiten, sepse disa gjëra janë thjeshtë të drejta dhe duhet të bëhen. Ekzistojnë njerëz të cilët janë me të vërtetë të përkushtuar që të arrihet drejtësi për familjet, viktimat dhe për bashkësinë, por për këtë nevojitet përpjekje ekipore”, theksoi Ageleri. fc/

Foto: Printskrin