• Monday, 17 March 2025

NP "Parkingjet e Qytetit" informon se sot nuk do të paguhet parking në Qendrën klinike dhe spitalet tjera

NP

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - NP "Parkingjet e Qytetit - Shkup informon se sot nuk do të paguhet për parkingjet publike në Qendrën Klinike Nënë Tereza, Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit dhe Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit 8 Shtator.

Nga ndërmarrja shprehin ngushëllime të thella për familjet e viktimave nga zjarri i mbrëmshëm në diskotekën në Koçan, ndërsa të lënduarve u dëshiron rikuperim të shpejtë.

"NP 'parkingjet e Qytetit' - Shkup është në dispozicion me resurset e veta për çfarëdo ndihme dhe për këtë, kompania sot ka marrë vendim që të mos paguhet për shërbimet e parkimit në parkingjet publike: Qendra Klinike Nënë Tereza, Spitali i Përgjithshëm i Qytetit dhe Spitali i Përgjithshëm i Qytetit 8 Shtator", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: Arkiv