Demolohet bar-kafeja në pronësi të të njëjtit me diskotekën në Koçan
- Një grup i qytetarëve në Koçan e kanë demoluar bar-kafenë "Klasik", në pronësi të të njëjtit të diskotekës ku nga zjarri humbën jetën 59 persona, njoftoi korrespondenti i MIA-s.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:51, 17 March, 2025

Koçan, 17 mars 2025 (MIA) - Një grup i qytetarëve në Koçan e kanë demoluar bar-kafenë "Klasik", në pronësi të të njëjtit të diskotekës ku nga zjarri humbën jetën 59 persona, njoftoi korrespondenti i MIA-s.
Në Koçan po zhvillohet një protestë për të kërkuar përgjegjësinë për aksidentin tragjik që ndodhi herët në mëngjesin e të dielës.
Protesta filloi nga parku, por vazhdoi përpara godinës së komunës me thirrjet "Kërkojmë drejtësi", "Secili prej tyre mund të jetë i radhës" dhe "Vrasës"....
Foto: MIA