• Tuesday, 18 March 2025

Protesta në Koçan ka vazhduar para Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore

Protesta në Koçan ka vazhduar para Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore

 Koçan, 17 mars 2025 (MIA) - Protesta në Koçan pasdite ka vazhduar edhe para Prokurorisë Publike dhe Gjykatës Themelore në Koçan. Qytetarët, mes të cilëve edhe shumë të rinj, porositën se po kërkojnë drejtësi për të afërmit  e tyre që humbën nga zjarri dhe se fajtorët  marrin dënimin që meritojnë.

Paraprakisht,  ata para ndërtesës së komunës hodhën vezë dhe kërkuan që të dalë kryetari i komunës.  

 

Protesta filloi nga parku, por vazhdoi përpara godinës së komunës me thirrjet "Kërkojmë drejtësi", "Secili prej tyre mund të jetë i radhës" dhe "Vrasës".... 

Ndërkohë, një grup i qytetarëve në Koçan e kanë demoluar bar-kafenë "Klasik", në pronësi të të njëjtit të diskotekës "Puls" ku nga zjarri  humbën jetën 59 persona.  

 

Një grup i qytetarëve në Koçan e kanë demoluar bar-kafenë

Në zjarrin në diskotekën në Koçan, sipas informacioneve zyrtare, humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar. 

 

ФОТО: МИА